Daçiq: Jo shqiptarizim të trashëgimisë serbe në Kosovë

Dita D për trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë sipas gjitha gjasave do jetë 9 nëntori, ku planifikohet që brenda një sesioni dy-javor të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s që filloi dje në Paris, të shqyrtohet rekomandimi i Këshillit Ekzekutiv për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruajnë mediat serbe.

Lajme

04/11/2015 10:14

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili po merr pjesë në debatin mbi politikën e përgjithshme të UNESCO-s, shpreson për një rezultat të favorshëm të votimit, duke theksuar kështu se Serbia do të luftojë deri në momentin e fundit që Kosova të mos pranohet në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Jemi duke bërë përpjekje të mëdha të bisedojmë me sa më shumë vende, kurse qëllimi ynë është që gjithë të pranishmëve t’ua sqarojmë arsyen pse jemi kundër këtij anëtarësimi”, ka deklaruar Daçiq.

Por ndoshta tepër vonë janë përfshirë në fushatë edhe presidenti serb Tomislav Nikoliq dhe përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe. Nikoliq ka deklaruar se pranimi eventual i Kosovës, do të ndante UNESCO-n dhe përgjithmonë do të pengonte vendosjen e marrëdhënieve të mira midis Beogradi dhe Prishtinës. (lajmi.net)