Daçiq ia huq me të madhe: Kosova ishte e banuar me shumicë serbe

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka shpërthyer me akuza ndaj përfaqësuesve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Lajme

01/03/2016 00:10

Ai në këshillin e Sigurimit të OKB-së, u ka thënë këtyre përfaqësuesve se a i thonë edhe përfaqësueses së Kosovës, ambasadores Vlora Çitaku që të qëndrojë e qetë në këtë mbledhje.

Më pas ai ka vazhduar me pretendime se serbët dikur kanë qenë shumicë në Kosovë dhe jo anasjelltas.

“Ne marrim disa sugjerime për të vepruar në kuadër të pajtimit që të jemi më të qetë. A jepni të njëjtin rekomandim edhe përfaqësuesve të Kosovës sikurse neve, apo të ulemi të dëgjojmë akuzat e drejtuara drejt nesh”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka shtuar se gjatë kohës së Titos në Jugosllavi ka mbretëruar demokracia, në krahasim me regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

“Çka mund të bëjë Serbia që të mund të mbani seancën pa gazëlotësjellës. Duket se deputetët më aktiv në kuvendin e Kosovës janë serbët. Ne nuk kemi kurrfarë roli atje dhe nuk mund të na jepni leksione sa i përket dëshmitarëve ju e dini çfarë ka ndodhur gjatë rastit Haradinaj ku janë vrarë dëshmitar dhe kushdo që ka bërë krime duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se në Kosovë më herët ka pasur shumicë serbe dhe kjo vërtetohet nga trashëgimia kulturore.

“Nuk keni të drejtë të thoni se 200 mijë serb nuk mund të kthehen në Kosovë sepse atje ka pasur shumicë serbe dhe kjo vërtetohet nga trashëgimia kulturore”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka komentuar edhe marrëveshjet Prishtinë-Beograd, duke thënë se Qeveria nuk duhet të kërkoj mendim nga Gjykata Kushtetuese dhe t’i shpërfill marrëveshjet.