Daçiq i thotë jo NATO-s

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se shteti i tij ka vendosur që të ndjekë rrugën neutrale ndaj aleancave ushtarake, duke mos dashur që të jetë anëtare e NATO-s.

Lajme

06/06/2015 22:46

Në forumin “Perspektiva e arkitekturës së sigurisë globale” që po mbahet në Budvë të Malit të Zi, ka thënë se duhet respektuar interesi i Serbisë për të qenë neutrale në këtë aspekt.

Në një intervistë për agjencinë italiane “Nova”, në margjinat e forumit të Budvës, ka reaguar ndaj kryetarit Këshillit Atlantik të Malit të Zi, Sava Kenter, i cili kishte thënë se Serbia, herët apo vonë, duhet të heq dorë nga neutraliteti dhe të anëtarësohet në NATO.

“Serbia ka zgjedhur rrugën e neutralitetit, e cila në një mënyrë është vazhdim i politikës së ish-Jugosllavisë. Pra, nuk kemi qenë asnjëherë pjesë e blloqeve ushtarake dhe për këtë arsye edhe tash nuk jemi”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Serbi dëshiron që të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe t’i mbajë raportet e mira me të gjitha strukturat ndërkombëtarët.