Daçiq i përgjigjet Haradinajt: S’ka kufi midis Kosovës dhe Serbisë

Kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për demarkimin e kufirit mes dy shteteve, po e hedh poshtë kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Lajme

23/08/2018 11:04

Ky i fundit ka thënë se nuk ka kufi midis Kosovës dhe Serbisë.

“Me Serbisë qendrore dhe Kosovës nuk ka kufi dhe nuk mund të ketë demarkim”, thotë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ministri i jashtëm serb ende s’ka arritur ta pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur. Ai ka deklaruar se “Kosova është shtet fiktiv”.

Daçiq përmendi edhe festimin e ditëlindjes së Bill Klintonit që u bë në Kosovë.

“Serbia e ka mbështetjen e Rusisë për dhe ata do t’i mbështesin vendimet tona”, deklaroi Ivica Daçiq.

Korrigjimin e kufijve si mundësi për zgjidhjen Kosovë-Serbi, së fundi po e përmend edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/