Daçiq i kundërpërgjigjjet Pacollit: Kosova nuk i ka votat për UNESCO

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk ishte e vërtetë ajo çfarë tha Behgjet Pacolli se Kosova ka numër të mjaftueshëm të votave për anëtarësim në UNESCO.

Lajme

21/09/2017 20:54

Daçiq si kundërpërgjigjej ndaj Pacollit ka thënë, së tani për tani nuk ka ndonjë indikacion të saktë për këtë çështje, por ka pohuar se siç ka humbur herën e kaluar edhe këtë herë nuk do të arrij të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Ai përmes agjencisë së lajmeve serbe Tanjug, u ka dërguar ‘selam’ udhëheqësve të Kosovës të mos kandidojnë pasi nuk do arrijnë në UNESCO, tani kur edhe disa vende do të abstenojnë dhe ta pengojnë anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Daçiqi ka thënë se Pacolli ka thënë gënjeshtra kur ka thënë se Serbia ka humbur ndikimin saj, e sipas tij, ka ndodhur e kundërta pasi pozicioni i Serbisë është bërë edhe më i fortë dhe kjo do të shihet në pengesat e radhës që vendi i tij do t’i bëjë Kosovës. /Lajmi.net/