Daçiq falënderon Sudanin dhe Koren e Veriut për mos njohjen e Kosovës

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, u takua sot me ambasadorin e ri të Republikës së Sudanit Ilham Ahmed, i cili paraqiti letrat kredenciale presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq dhe kështu zyrtarisht mori detyrën si ambasadori i Sudanit në Serbi.

Lajme

21/03/2017 23:45

Daçiq theksoi nevojën e forcimit të dialogut politik mes dy vendeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor, dhe falënderoi bashkëbiseduesit në pozitën e Sudanit për mos njohjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, Daçiq ka falënderuar edhe Korenë e Veriut për qëndrimin e saj ndaj Kosovës, shkruan b92.

Ri Pyong Du, mori zyrtarisht postin e ambasadorit të ri të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, në Serbi. /Lajmi.net/