Daçiq: Deklarata e Thaçit nuk është ndonjë sinjal se taksa vërtetë do të hiqet

Ministri i Jashtë serb, Ivica Daçiq, ka komentuar thirrjen indirekte të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Lajme

20/01/2019 10:29

Daçiq thotë se pozicioni i kreut të diplomacisë evropiane është se çdo zgjidhje duhet të vijë në Këshillin e Sigurimit.

Ai po ashtu tha se SHBA nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.

“Vetë Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, më pyeti se ku qëndron problemi kur është në pyetje Kosova dhe tha se Amerika udhëhoqi një auto-pilot politikë, siç ishte edhe 20 vjet më parë”, tha Daçiqi.

Ai ka folur edhe për qëndrimin e presidentit Thaçi lidhur me taksën ndaj mallrave serbe, derisa ka shtuar se “ajo që ka deklaruar Thaçi nuk është ndonjë sinjal se taksa vërtetë do të hiqet”.

“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”, ka thënë Daçiq, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

Daçiq për një televizion serb, ka komentuar edhe vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi si dhe qëndrimin e shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai po ashtu shtoi se nuk do të thotë se do të ketë ndryshime në formatin e dialogut, dhe nëse ka shenja se do të ketë një efekt pozitiv. /Lajmi.net/