Daçiq: Beteja më e madhe e Serbisë është ulja e numrit të njohjeve të Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se nuk është në interes të Serbisë që të bllokohen marrëveshjet e dialogut të Brukselit të arritura me Kosovën.

Lajme

24/04/2018 12:45

“Interesi i Serbisë nuk është anulimi i marrëveshjeve të Brukselit, por është implementimi i tyre. Zgjidhja me Kosovën mund të arrihet vetëm përmes një kompromisi. Mirëpo, tentimi për të bindur Serbinë që ta njohë Kosovën, mund ta zgjasë periudhën e duhur për gjetjen e një zgjidhje”, deklaroi Daçiq.

Daçiq po ashtu deklaroi se ministria që ai udhëheq do t’i japë mbështetje logjistike Presidentit Vuçiq për gjetjen e një zgjidhje me Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Për herë të parë në historinë e Serbisë, diplomacioa është e organizuar në ruajtjen e interesave të Serbisë, dhe beteja aktuale më e madhe e vendit tonë është zvogëlimi i numrit të shteteve të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Daçiq për “Tanjug”.

Ndryshe, Daçiq edhe gjatë ditës së djeshme kishte bërë deklarata të ngjashme, në të cilat ishte ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk i mbulon./Lajmi.net/