Daçiq ankohet: Haradinaj po e kërcënon hapur Serbinë me luftë

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se “është tepër e pakuptimtë të komentohen deklaratat e Ramush Haradinajt”.

Lajme

11/02/2017 21:11

Ai ka thënë se Beogradi pret që ish kryeministri i Kosovës të ekstradohet në Serbi sipas fletarrestit të lëshuar nga organet e drejtësisë, transmeton lajmi.net.

“Kërkojmë ekstradimin e Haradinajt. Ky njëkohësisht është edhe test i ri për Evropës dhe për sistemin e drejtësisë së Francës. Pasi që deri me tash asnjë nga terroristët shqiptarë nuk është përgjigjur as në Tribunalin e Hagës, kurse shumë dëshmitar kundër tyre janë zhdukur masovikisht”, ka thënë Daçiq për Sputnik me rastin e deklaratës së Haradinajt se Kosova do të duhet të lëshojë fletarreste për atë dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, kjo deklaratë e Haradinajt është më pak e rrezikshme se ajo që tha të enjten ku sipas tij ka “kërcënuar Serbinë se do ta pësojë sikur në vitin 1999”.

“Pra, Haradinaj hapur po kërcënon me luftë të re para syve të gjithë Evropës”, ka thënë Daçiq.

Haradinaj pas seancës gjyqësore të së enjtes tha se mesazhi i vetëm për krerët e shtetit serb, Daçiqin, Nikoliqin dhe Vuçiqi është se Serbia përgjigjen nga ai e ka marrë në vitet 1998-99 dhe nëse është nevoja sërish do ta merr.

Kreu i AAK-së po ashtu ka thënë se Kosova duhet të lëshojë fletarreste për krerët e Serbisë, pasi që ata kanë kryer krime në Kosovë. /Lajmi.net/