Dacic kërkon hetime për trazirat e marsit të 2004

Ivica Dacic thotë se duhet gjetur ata persona që, sipas tij, kanë shkaktuar dhunë ndaj serbëve të Kosovës në mars të vitit 2004. Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk mund të heshtë dhe të mos i gjejë fajtorët.

Lajme

17/03/2014 16:49

Kryeministri i Qeverisë teknike të Serbisë, Ivica Dacic, i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që përgjegjësitë, siç thotë ai, për dhunën ndaj serbëve në Kosovë 2004, të sillen para drejtësisë.

“Nuk mund të ndërtohet paqja duke fshehur krimet dhe spastrimin etnik. Gjithashtu, nuk mund të fshihen dhe të qëndrojnë të pa dënuar ata persona që janë fajtor për dhunë dhe vrasje, konfiskim të pronave dhe plaçkitje të shtëpive, kishave dhe manastireve”, tha Dacic.