Dacic-Ashton për Kosovën

Ivica Dacic pritet që në fillim të muajit dhjetor të takohet me Baroneshën Catherine Ashton për të diskutuar lidhur me zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për procesin zgjedhor dhe rezultatet e arritura pas rivotimit.

Lajme

11/11/2013 11:40

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka njoftuar se kreu shtetëror i Serbisë do të udhëtojë më 5 dhe 13 dhjetor në Bruksel, për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Dacic ka thënë se në këtë takim pritet të diskutohet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit të arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Kryeministrit Dacic, në këtë takim do të bisedohet edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe për konsolidimin e strukturave udhëheqëse në komunat e pjesës veriore të Kosovës.