Daci: Gjykata Speciale, gabimi më i madh ndaj Kosovës

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci po konsideron se themelimi i Gjykatës Speciale e cila gjykon krimet e luftës së fundit në Kosovë, është gabimi më i madh i ndodhur për vendin ndonjëherë.

Lajme

30/07/2018 20:16

Në një intervistë të tij të dhënë për Info Magazine, Daci ka thënë se është e turpshme një gjë e tillë pasi Kosova është vend në të cilin serbët kryen masakra dhe kryen dhunime.

”Gjykata Speciale është gabimi më i madh ndaj Kosovës”.

”Të ketë një Gjykatë Speciale për një popull i cili ka qenë  i masakruar, i dhunuar, i djegur është e turpshme”.

”Gjykata do duhej krijuar brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë, atëherë do të kisha thënë një rezistencë të mundshme”.

”Të gjithë e dimë se Kosova nuk e ka themeluar atë gjykatë”.

”Perceptimet e mia janë që politika amerikane e sotshme është shumë pragmatike dhe me një zë shumë të madh që vështirë institucionet një vendi të vogël siç është Kosova mund ta përcjellin apo diktojnë shumë drejt”.

”Ky është një realitet që s’mund ta mohojë askush, por nëse proceset botërore të kenë një stabilitet që po e prishka Kosovën”.