Gazmend Muhaxheri për Pejën
Autori: artan kontribues 05:00, 24 tetor, 2013
  • zgjedhjet
    zgjedhjet
  • 1
    1
  • 2
    2
  • 3
    3
  • 4
    4
  • D4D
    D4D
  • zgjedhjet
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • D4D
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është personi më bindës për ta udhëhequr Komunën e Pejës gjatë mandatit të ardhshëm.

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style='regular' static='1']

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (

Gazmend Muhaxheri dha premtime të matshme, duke folur konkretisht me shifra, ishte konciz në kritika, dëshmoi përvojë në pushtetin lokal, vetëbesim në debat si dhe qasje të strukturuar dhe njohje të problemeve. Tek rubrika “minus” atij ju radhitën ndërrimi i partisë, fakti se ka qenë në bashkëqeverisje në mandatin që shkon, ndonëse tha se ka shprehur mospajtime me mënyrën e qeverisjes.

Laramania e “minuseve” dhe “pluseve” 

Kryetarit aktual, Ali Berisha, iu vlerësua rritja e deritashme e investimeve kapitale, rregullimi i rrugëve hyrëse nga Istogu dhe Deçani, krijimi i hapësirave shkollore (33 nxënës), shëtitoret, ndriçimi publik si dhe infrastruktura në fshatra. Të gjitha këto të arritura zënë vend tek “plusi” ndërsa “minusi” i tij është vlerësuar fakti se nuk zbatohet plani zhvillimor, është treguar i dobët në replika karshi kundër-kandidatëve, nga gjashtë penda sa i ka bërë, katër prej tyre janë jofunksionale, shërbim i dobët ndaj bizneseve si dhe fakti se e udhëheqë një komunë që ka katërmbëdhjetë drejtori dhe katër nënkryetar.

Kandidati të PDK-së, Muhamet Halitaj, u vlerësua si profesionist i respektuar dhe iu vlerësua angazhimi për mjedisin dhe se do të krijojë listë të përgatitur të prioriteteve. Tek rubrika “minus” zurën vend përqendrimi i tepërt në kritikë pa ofruar vizion të qartë, nuk u tregua bindës gjatë debateve, dha premtime të cilat vështirë se mund të realizohen, dhe nuk shfaqi mënyrë konkrete të realizimit të tyre.

Vetëm një pikë është vlerësuar si “plus” i kandidatit të Vetëvendosjes, Hivzi Muharremi, që ishte arritja akademike e tij si profesor i pensionuar në Universitetin e Prishtinës. Ai u tregua konkret gjatë debateve, si dhe në një rast tha se 18 milionë janë për të sa një kafe makiato në krahasim me premtimet e kryeministrit. Kandidati i ADK-së, Gazmir Raci, doli me notë të lartë për performancë në debat, por humbi pikë për përvojë të kufizuar në qeverisjen lokale.

Çfarë do të bëjnë kandidatët pasi të fitojnë?

Synimet kryesore të kandidatit të Gazmend Muhaxhirit ishin ndarja e zhvillimit të Komunës së Pejës në tri zona, shkollimi për turizëm, turizëm gjithë sezonin, zhvillimi i vreshtarisë, blegtorisë, arsimit, infrastrukturës rrugore që të shpie në bjeshkët e Pejës, zhvillimi i ndërmarrjeve në Vitomiricë dhe Radavc si dhe subvencione për bujqësi nga 1.5 milion euro për tri luginat e Pejës. Prezantimi i tyre ishte jo vetëm një listë e dëshirave por të organizuara në mënyrë logjike si pjesë të një plani koherent.

Nëse Berisha rizgjidhet kryetar, në bazë të asaj që e ka thënë në debatet televizive, ai do të jetë i përqendruar në administratë komunale, do t’i hapë dy zyra vendi jashtë qytetit, ndërtojë tri shkolla të reja, një shkollë të muzikës, ndajë dhjetë milion për turizëm, themelojë agjencion për projekte, investojë në penda për ujitjen e serave, subvencionojë bujqit dhe bizneset e vogla e të mesme, si dhe do të ndërtojë shkolla profesionale.

Muhamet Halitaj premtoi kryesisht fonde nga qendra, zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit familjar, pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumit Lumbardh, ndërtimin e shëtitores në qytet, furnizim me energji elektrike, ndërtimin e ngrohtores së qytetit, rregullimin e infrastrukturës dhe kanalizimit, rregullimin urbanistik të qytetit, trajtimin e kategorive të dala nga lufta, ndërtimin e ambulancave, si dhe investime në kulturë, art, arsim e siguri.

Performanca e anëtarit të Vetëvendosjes u cilësua si e pakënaqshme. Nëse zgjidhet, ai planifikon të përqendrohet në rregullim të infrastrukturës, rrugëve, stadiumin e qytetit, ndërtimin e teleferikut, terrene dimërore, punësim, zhvillim të bujqësisë, të qeverisë me transparencë, largojë ujërat e zeza nga lumenjtë, dhe avancim të sportit.

Gazmir Raci planifikon të përqendrohet në ekonominë prodhuese, punësim, rregullim të stacionit të autobusëve dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë, mirëqenie, arsim e shëndetësi, turizëm, bujqësi dhe zona të biznesit, në ambient dhe në rolin e gruas në Komunën e Pejës, në ndriçim dhe kanalizim, në siguri publike, në ligjshmëri për investitorë, transport publik, tregje dhe tek grumbullimi dhe riciklimi i mbeturinave.

Analistët vlerësuan, peshuar dhe notuan edhe dy kandidatët tjerë, Myhedin Sylqa, nga PD dhe Ramë Dreshaj nga LSK por për shkak të gjatësisë së kufizuar të artikullit, nuk mund të elaborojmë më tepër performancën e tyre.

Fjalët kyçe: D4D, Zgjedhjet 2013
Komento
Emri
E-mail
Shkruaj komentin
Kodi i verifikimit

VËREJTJE!

Redaksia ndalon komentet ofenduese dhe ato që nxisin urrejtje. Komentet e postuara me anë të Facebook-ut janë përgjegjësi individuale e lexuesve, kurse komentet tjera do të shqyrtohen për aprovim.

Fotolajm

Ups, edhe në gropë gjigante!
  • Hapja e papritur e gropave gjigante gjatë këtij viti është bërë e zakonshme. Por mos u shqetësoni, pasi edhe kjo e fundit, me diametër 40 metra, që u hap në Rusi, në një vendbanim të braktisur, ishte pranë një miniere kripe. Reuters

Social

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO

abonohuni TANI