D-Rose: Ishte e “sikletshme” të luaja me LeBron

Derrick Rose, MVP më i ri në histori të NBA, ka folur rreth ndjesisë të së qenurit në një skuadër me LeBron James.

Sport

05/11/2018 17:12

Rose dhe James kaluan një sezon së bashku me skuadrën e Cleveland Cavaliers, gjatë sezonit 2017/18.

30 vjeçari, asokohe po mendonte vetëm të kthehej në NBA, në çfarëdo shanse që do t’i ofrohej.

Fakti që këtë rikthim e bëri me Cavaliers dhe LeBron, ka qenë i çuditshëm për lojtarin.

“Më duhej të nënshkruaja me një skuadër që e kam pasur rivale për katër ose pesë vite. Luajta me një lojtarë që jam përballur për katër ose pesë vite radhazi ( LeBron)” ka thënë Rose  në një intervistë me Shams Charania nga “The Atletic”, transmeton lajmi.net.

Derrick Rose ka luajtur shtatë sezone me Chicago Bulls, ku është përballur me Clevelandin e LeBron, e pastaj edhe me Miami Heat, gjithashtu të udhëhequr nga “Mbreti”.

Koha kur ai duhej t’i përshtatej stilit të lojës së James, ishte e “sikletshme” për lojtarin. /Lajmi.net/