Cyrus e provokon Babadimrin

Ajo e kaloi një vit si protagoniste me muzikën që e bëri. Mirëpo, Miley Cyrus ishte po aq kontroverse, me gjestet e saj në skenë. Këngëtarja amerikane ka vendosur ta mbyll vitin me një tjetër ‘provokim’, ku këtë radhë viktimë ishte Babadimri, në KIIS FM Jingle Ball të Los Angelesit, të premten mbrëma. E veshur…

ShowBiz

07/12/2013 16:00

Ajo e kaloi një vit si protagoniste me muzikën që e bëri. Mirëpo, Miley Cyrus ishte po aq kontroverse, me gjestet e saj në skenë. Këngëtarja amerikane ka vendosur ta mbyll vitin me një tjetër ‘provokim’, ku këtë radhë viktimë ishte Babadimri, në KIIS FM Jingle Ball të Los Angelesit, të premten mbrëma.

E veshur me mbathje festive, por shumë të shkurtëra, Cyrus e shfaqi trupin e saj shtatëhedhur, duke bërë gjeste tejet provokuese, të cilat u komentuan shumë. Ajo doli në skenë me flokët e shkurtër dhe me çizme me patentë, ndërsa nuk i mungoi as guha, të cilën sërish e nxori jashtë.