Curri: Fanella e Kosovës është obligim për të gjithë

Mbrojtësi Debatik Curri lavdëroi rëndësinë e miqësores me Turqinë, pavarësisht humbjes së thellë me rezultat 6:1. Ai ka thënë se secili futbollist kosovar e ka për obligim që ta vesh së paku një herë fanellën e Përfaqësueses.

Sport

21/05/2014 21:21

Debatik Curri nuk u dëshpërua.

Mbrojtësi i Kosovës lavdëroi rëndësinë e ndeshjes miqësore kundër Turqisë dhe u bëri thirrje edhe futbollistëve të tjerë që t’i bashkohen atij në ekipin e selektorit Albert Bunjaki.

\”Ishte një festë e madhe për Kosovën, Turqia nuk luan me cilëndo skuadër. Secili futbollist kosovar e ka obligim që së paku një herë ta vesh këtë fanellë”, deklaroi Curri pas ndeshjes për RTK.

“Mendoj se treguam lojë të mirë. Kemi futbollistë me të cilët nuk njihemi mirë, sa për të bashkëpunuar mes vete. Ishte një kënaqësi dhe ia vlejti që erdha për të luajtur”, u shpreh ai.