“Cup Song Albania” pushton Tiranën, 2 mijë nxënës synojnë Guinness-in (Video)

Ditën e sotme në kryeqytet po zhvillohet një organizim prej 2 mijë nxënës të shkollave 9 vjeçare në Tiranë dhe 6 mijë nga rrethet për të thyer rekordin në “Guinees Cup Song Albania”.

Fun

25/03/2017 10:43

Në sheshin “Skënderbej” të rinj nga shkolla të ndryshme performojnë me kupa plastike këngën Cup Song.

Prej gati dy muajsh, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave.

Kur një solist këndon dilemën “Të rri apo të iki”, 2 mijë veta do të formojnë fjalën “Albania” të ulur.

Me një përfshirje mbarëkombëtare, eventi do të zhvillohet njëkohësisht edhe në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme si Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan.

E pyetur nga ATSH-ja, Mariza Hatia nxënëse në shkollën “Sabaudin Gabrani” (Tiranë) tregon se ky organizim përbën një mundësi të mirë për t’i dhënë prioritet edhe talenteve të të rinjve. Sipas saj, performanca do të shërbejë si frymëzim për të përsëritur organizime të tilla, shkruan Ora News.

Më 25 mars, 2000 nxënës do të formojnë emrin “Albania” ndërkohë që 2000 tollumbaca me mesazhe do lëshohen drejt qiellit e mbi 100 dritare të ministrive do të hapen njëherësh, në kryeqytet./albeu.com/