‘Cup’ performohet në mënyrë shumë të veçantë nga këta nxënës (Video)

Kolegji 'du Bernstein' ka organizuar performancë e cila ka arritur të ketë më shumë se katër milion klikime në kanalin YouTube.

Fun

14/03/2017 13:10

Pjesëtarët e kolegjit ‘du Bernstein’ kanë bërë një perfomancë fantastike në oborrin e kolegjit të tyre dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net

Ata janë mbledhur në tre rrathë, dhe çdo rreth ka pasur në të dy anë nxënësit të mbështetur me njëri tjetrin në anë të kundërta, në mënyrë që të kenë hapësirë për të luajtur me gotat.

Të gjithë i kanë realizuar lëvizjet në formë të përkryer, pastaj në fund, i kanë gjuajtur gotat në mënyrë që të festojnë për atë që e kanë bërë.

Shikoni videon më poshtë për të parë performancën e tyre. /Lajmi.net/

YouTube player