Çun Lajçi viziton varrin e vajzës, i dedikon vargje prekëse

Me 19 nëntor ka humbur jetën vajza e aktorit të njohur kosovar, Çun Lajçi, Bubulina Lajçi.

ShowBiz

15/12/2017 20:00

Vdekja e papritur e Bubulinës e kishte mërzitur tejmase aktorin, i cili shumë herë e kujton përmes vargjeve, shkruan lajmi.net.

E njësoj ka vepruar edhe së fundi, duke publikuar një fotografi nga vizita që i kishte bërë asaj tek varri.

Aktori shkroi këto vargje emocionuese për vajzën:

“Bubulinë
Unë ngutesha me shkrua,
Ti vrap shtigjeve me vdek
Preheshe n’varg Ti
E vrahesha unë n’kangë 
Grykës
Karvan dhimbjësh ecte përpjetë
Drelaj 15.12.2017″. /Lajmi.net/