Cuadrado zgjedh Man Utd-in

Ylli i Fiorentinës, Juan Guillermo Cuadrado dëshiron të transferohet në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

07/10/2014 09:59

Juan Guillermo Cuadrado dëshiron të largohet nga Fiorentina për të nënshkruar me Manchester Unitedin, ka bërë të ditur portali spanjoll “Fichajes.net”.

Ylli kolumbian dëshiron të shfrytëzojë periudhën e formës së mirë për të ringjallur interesimin e gjigantit anglez për shërbimet e tij dhe të kalojë në Old Trafford menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fiorentina është në bisedime me Cuadradon për vazhdimin e kontratës së tij por kjo do të vlejë vetëm për të rritur çmimin e tij në 35 milionë euro.

Louis van Gaal ishte shumë i interesuar për Cuadradon gjatë verës por nuk ia doli të bind klubin Viola që ta shesë kolumbianin në Old Trafford.

Por, duket se futbollisti nuk e ka harruar gjigantin e Premierligës dhe dëshiron të vazhdojë karrierën te “Red Devils”.