lajmi.net

Cuadrado në Bayern ose Man Utd

Ylli i Fiorentinës, Juan Guillermo Cuadrado do të largohet nga klubi. Reprezentuesi kolumbian do të transferohet në Bayern Munich ose Manchester United.

Sport

11/10/2014 10:45

Juan Guillermo Cuadrado së shpejti do të nënshkruajë kontartën e re me Fiorentinën, të vlefshme deri në verën e vitit 2019.

Por, vendimi vetëm sa ka shtuar spekulimet se ai do të largohet nga klubi pasi marrëveshja e re do ta ngrit çmimin e tij në 35 milionë euro.

Dhe, sipas të përditshmes italiane “La Nazione”, Cuadrado do të largohet nga Fiorentina në fund të këtij sezoni, ose menjëherë gjatë janarit.

Favorit për transferimin e tij janë Bayern Munich dhe Manchester United.

Ylli kolumbian gjatë verës u kërkua edhe nga Barcelona, por gjiganti katalan është dënuar nga FIFA dhe nuk do të ketë të drejtë të realizojë përforcime deri në janarin e vitit 2016. 

Cuadrado në Bayern ose Man Utd

Juan Guillermo Cuadrado do të vazhdojë kontratën me Fiorentinën, por vetëm për të shtuar çmimin para largimit nga klubi. Bayern Munich dhe Manchester United janë favoritë për transferimin e tij.

Sport

03/10/2014 10:27

Juan Guillermo Cuadrado së shpejti mund të vazhdojë kontratën e tij me Fiorentinën, por kjo nuk do të thotë se ai do të mbetet në klubin nga Serie A.

Sipas të përditshmes italiane “La Nazione”, marrëveshja e re e yllit kolumbian me klubin Viola vetëm sa do të shtojë shanset për largimin e tij nga Artemio Franchi.

Ndërsa, Bayern Munich dhe Manchester United konsiderohen si favoritë për transferimin e tij në janar, ose me më shumë gjasa në fund të këtij sezoni.

Cuadrado do të vazhdojë kontratën e tij me Fiorentinën për pesë sezone, deri më 30 qershor 2019.

Ai gjatë verës ishte kërkuar edhe nga Barcelona, por Luis Enrique në fund vendosi të angazhojë Douglasin nga Sao Paulo.

LM