Cuadrado, mos shko në Barcelonë

Mesfushori i Fiorentinës, Borja Valero ka këshilluar yllin kolumbian Juan Cuadrado që të mos largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

12/08/2014 17:45

Borja Valero ka këshilluar bashkëlojtarin e tij nga Fiorentina, Juan Cuadrado që të injorojë interesimin nga Barcelona për shërbimet e tij.

Reprezentuesi kolumbian është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi pas njoftimeve se kërkohet nga gjiganti katalan, por edhe Manchester United.

Së fundmi, Cuadrado është përmendur edhe si objektiv i Chelseas, por Valero shpreson se mesfushori do të mbetet në skuadrën Viola edhe për edicionin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse do të mbetet ose largohet”, deklaroi 29-vjeçari.

“Ai nuk më ka thënë asgjë rreth kësaj. Shpresoj, për të mirë të ekipit që të mbetet sepse është një prej futbollistëve më të mirë që kemi”, u shpreh ish ylli i Villarrealit.