Cuadrado konfirmon bisedimet me United dhe Barcelonën

Lojtari i Fiorentinës, Juan Cuadrado ka konfirmuar se ka qenë në bisedime me skuadrën e Manchester United dhe Barcelonën.

Sport

03/09/2014 20:19

Cuadrado ka thënë se agjenti i tij ka zhvilluar bisedime me Manchester United dhe Barcelonën gjatë kësaj vere, mirëpo ai në fund ka vendosur të qëndrojë te Fiorentina.

“Ne kemi biseduar me Manchester United dhe Barcelonën, por e vërteta është se unë çdo herë kam qenë i qetësuar”.

“Unë jam i lumtur që do qëndroj te Fiorentina edhe për një sezon tjetër, jam mirë këtu”, tha Cuadrado për reporterët.

Gjatë verës është spekuluar shumë se United do të arrijë marrëveshje për të transferuar kolumbianin për një shumë prej 37.5 milionë euro, por në fund një gjë e tillë nuk ka ndodhur.