Cuadrado: Juventus ishte i fortë edhe pa Ronaldon

Juan Cuadrado ka folur për kualitetet te skuadra e Juventusit.

Sport

22/09/2018 08:36

Juan Cuadrado ka thënë se Cristiano Ronaldo ka shtuar kualitetet në Juventus.

Por, ai beson se “Bianconerët” ishin të fortë edhe para ardhjes së sulmuesit nga Real Madrid.

“Juventus është si një familje, të gjithë shkojmë në një drejtim dhe kjo ka jep forcë dhe është arsyeja pse fitojmë duke qenë të bashkuar”, u shpreh Cuadrado, përcjell “lajmi.net”.

“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm dhe do të na ndihmojë shumë. Por, ne kishim ekip të fortë edhe para ardhjes së tij”, theksoi ai. /Lajmi.net/