Crystal Palace me vendim shokues për trajnerin De Boer

Frank de Boer është shkarkuar nga posti i trajnerit në Crystal Palace.

Sport

11/09/2017 13:06

Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Frank de Boer pas vetëm 77 ditësh në detyrë.

“Sky Sport News” ka njoftuar se ish selektori i Anglisë, Roy Hodgson pritet ta zëvendësojë te skuadra nga Selhurst Park.

Crystal Palace me De Boer u mposht në katër xhirot e para në Premierligë. /Lajmi.net/