Çrregullimet në ushqim

Mediat gjithmonë portretizojnë gratë e holla, si më tërheqëset dhe kjo ndikon në perceptimin ndaj të bukurës , sidomos tek adoleshentet dhe adoleshentët. Në moshën e adoleshencës njerëzit kanë shumë më shumë të ngjarë që të zhvillojnë praktika të cilat janë të rrezikshme.

Lifestyle

25/04/2016 23:47

 

Çrregullimet në ushqim si bulimia dhe anoreksia mund të jenë vdekjeprurëse

Disa nga faktorët që ndikojnë në çrregullimet me ushqim janë:

Çështjet personale, siç janë problemet familjare, nevoja e adoleshentëve për të qenë të pavarur, presionet e larta, të gjitha këto mund të kontribuojnë.

Ndonjëherë, zhbalancimet kimike dhe ndryshimet hormonale, që ndodhin në këtë fazë të jetës mund të kenë një ndikim.

Anoreksia dhe bulimia mund të kenë pasoja serioze dhe madje edhe fatale. Ushqimi i papërshtatshëm, mund të shkaktojë probleme në pjesën më të madhe të trupit, duke përfshirë probleme të veshkave, dhimbje të muskujve, atak në zemër dhe madje edhe probleme të zorrëve.

Të vjellat e shpeshta të njerëzve me bulimi, mund të dëmtojnë fytin, gojën dhe stomakun. Shumë vajza me anoreksi, zbulojnë se periodat e tyre ndalojnë.

Përveç problemeve fizike, ato mund të kenë edhe ndryshime të personalitetit, përfshirë tërheqjen nga shoqëria, depresionin dhe ndryshimin e humorit. Zhbalancimet kimike në trup mund të vështirësojnë të menduarit, me efekte të dukshme në punë apo në studim.