“Cristiano Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë.

Sport

01/11/2018 09:51

Çmimi më i rëndësishëm individual në futboll nuk duhet t’i takojë Cristiano Ronaldos.

Ky është rezultati i një sondazhi të organizuar nga lexuesit e ‘France Footbll’, media kjo që jep çmimin e lojtarit më të mirë në botë, i njohur si Topi i Artë.

Në një sondazh të organizuar nga ‘France Football’, ku votuan tetë mijë lexues, 60 për qind e tyre mendojnë se Cristiano Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë.

Vetëm 40 për qind e tyre, mendojnë se portugezi duhet të fitojë për të gjashtën herë Topin e Artë.

Me rezultatin e këtij 40 përqindëshi pajtohet edhe vetë Cristiano Ronaldo, i cili gjatë një interviste dhënë së fundi ka thënë se e meriton Topin e Artë këtë vit, pas rezultateve dhe të arriturave në fushë në sezonin e fundit./Lajmi.net/