Cristiano Ronaldo mister 40 golëshi

Cristiano Ronaldo i është afruar shifrës së 40 golave me Real Madridin këtë sezon. Tre muaj pa përfunduar sezoni, është më e lehtë të thuhet se do të arrijë në kuotën e 50 golave, sesa 40, pasi për ta arritur këtë të dytën i nevojiten vetëm edhe dy, ngase deri tash ka shënuar 38. Për…

Sport

11/03/2014 14:30

Cristiano Ronaldo i është afruar shifrës së 40 golave me Real Madridin këtë sezon.

Tre muaj pa përfunduar sezoni, është më e lehtë të thuhet se do të arrijë në kuotën e 50 golave, sesa 40, pasi për ta arritur këtë të dytën i nevojiten vetëm edhe dy, ngase deri tash ka shënuar 38.

Për Ronaldon, t’i shënojë 40 gola në një sezon është njëjtë sikur Kobe Bryant të shënojë nga gjuajtja e lirë.

Portugezi e ka regjistruar shifrën e 40 golave me Realin për të katërtin vit rresht. E nëse e shikojmë karrierën e tij në përgjithësi, kjo do të jetë hera e pestë, pasi ai kishte realizuar 42 gola me Manchester Unitedin në sezonin 2007/08.

Rivalitet CR7 mund t’i bëjë vetëm Lionel Messi, i cili, pa e llogaritur sezonin dizastër nëpër të cilin po kalon, edhe ai ka shënuar katër herë rresht më shumë se 40 gola.

Ylli argjentinas i kishte kaluar 40 gola në sezonin 2009/10, mbi 50 në sezonin 10/11, mbi 60 në atë 12/13 dhe mbi 70 gola në sezonin 11/12.

Ndërkaq, Ronaldo e kishte kaluar shifrën e 50 golave, të cilën e kishte kaluar në sezonin 2010/11.

Shifrën e 40 golave e kanë kaluar pak futbollistë, viteve të fundit. Vetëm Mario Gomez me Bayern Munichun në sezonin 2010/11 kishte arritur t’i shënonte më shumë se 40 gola për një sezon.

Falcao, Van Persie, Cavani, Lewandowski e Rooney e kanë kërkuar këtë ndjekur, por nuk e kanë arritur kurrë, kurse Agüero, Benzema, Higuaín, Tévez, Luis Suárez e Balotelli, ishin më larg kësaj shifre.

Me më shumë gjasa për ta arritur këtë shifër këtë sezon, krahas Ronaldos, është Zlatan Ibrahimovic, i cili deri tash ka shënuar 38 gola.