Cristiano Ronaldo injoron Barcelonën

Cristiano Ronaldo e ka injoruar keq skuadrën e Barcelonës.

Sport

24/05/2016 14:28

I pyetur nga gazetari për ekipin katalunas, ylli i Real Madridit është përgjigjur shkurtimisht.

“Mua nuk më intereson aspak Barcelona. Mua më intereson vetëm Real Madridi”, deklaroi Ronaldo për “UEFA.com” në një intervistë para finales me Atletico Madridin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Atletico? Besoj që do të fitojmë. Mendoj që ne jemi më të mirë se ata, por një gjë të tillë duhet ta dëshmojmë”, shtoi portugezi.

Dueli mes Realit dhe Atleticos do të zhvillohet të shtunën në ora 20:45 në “San Siro”.