Cristiano Ronaldo dhe Georgina drejt martesës?

Cristiano Ronaldo është duke shijuar një kohë të madhe në fushën e ekipit të Juventus.

ShowBiz

16/11/2018 13:45

Pavarësisht aktakuzave për përdhunim që i kanë ngritur nga modelja amerikane Kathryn Mayorga, Ronaldo është treguar totalisht neglizhent kurse mediat spanjolle e ato italiane, po raportojnë se ai është fejuar me Georgina Rodriguez me të cilën është më shumë se dy vite në lidhje, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja spanjolle gjithashtu thuhet se ka thënë PO për ta lidhur nyjen me futbollistin 33-vjeçar.

Gazeta kryesore portugeze ‘Correio da Manha’ ka pohuar se Georgina ka pranuar propozimin e Cristianos dhe ka filluar ta shikojë fustanin e nusërisë.

Çifti jetojnë së bashku si burrë dhe grua në Itali dhe vitin e kaluar Rodriguez lindi vajzën e tyre, Alana Martina. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqKYpGLnYic/