Cristiano apo Messi? Përgjigjet Frenkie de Jong

Debati për lojtarin më të mirë në botë nuk shteron asnjëherë.

Sport

12/11/2018 21:16

Lionel Messi për dikë, për dikë tjetër Cristiano Ronaldo. Këta janë dy emrat që garojnë për këtë epitet.

Së fundmi, kësaj pyetje ka tentuar t’i përgjigjet edhe mesfushori i Ajax, Frenkie de Jong.

“Messi është larg më i mirë se Ronaldo” ishte përgjigja e mesfushorit të ri”, shkruan “Givemesport”, transmeton lajmi.net.

Zakonisht njerëzit hezitojnë më shumë kur duhet përgjigjur mes Ronaldos dhe Messit, por jo edhe De Jong.

Kujtojmë se lojtari kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha evropiane, e sidomos nga Barcelona.

Me pëlqimin që holandezi ka treguar për yllin e Barcelonës, shumë lehtë destinacioni i tij mund të jetë “Camp Nou”. /Lajmi.net/