Cristante te rivali nga Serie A, çmimi 30 milionë euro

Roma është shumë pranë firmës me mesfushorin e Atalantës, Bryan Cristante.

Sport

06/06/2018 12:19

Sipas mediave italiane, Roma është shumë pranë firmës me mesfushorin e Atalantës, Bryan Cristante.

Palët kanë gjetur akordin për rreth 30 milionë euro, ku 5 milionë euro do të paguhen këtë sezon, ndërsa 25 të tjera vitin e ardhshëm.

Klubi verdhekuq tashmë duhet të diskutojë detajet e kontratës me agjentin e futbollistit, i cili është rritur në akademinë e Milanit, transmeton “SS”.

Mesfushori 23-vjeçar është një nga emrat më të lakuar në merkato gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar pretendentët jo vetëm nga Seria A, por edhe nga Premier League.