CR7: Kështu i kam thënë birit tim t’u përgjigjet atyre që e provokojnë për mua

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se i ka treguar djalit të tij se si të reagoi kur dikush mund ta provojë në lidhje me të.

Sport

01/01/2017 19:37

Ylli i Real Madridit ka zbuluar se çdo ditë djali i tij ballafaqohet me komente të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, ku kanë për atak babanë e tij.

“Babai juaj nuk është lojtar i mirë, dikush tjetër është lojtar më i mirë se babai yt. Këto janë komentet që merr  biri im”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.

“Por ai di si të sillet me këtë. Është i zgjuar sikurse babai i tij. Unë shpesh i them atij që duhet të jetë vetvetja dhe të jetë i sjellshëm”, ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.