CR7: Ja cili ka qenë qëllimi im kur kam filluar të merrem me futboll

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ka arritur qëllimin e tij.

Sport

10/01/2017 23:10

Portugezi në një intervistë për FIFA-n pas shpalljes futbollisti më i mirë i vitit 2016, ka thënë se gjithmonë e ka pasur qëllim të arrijë ku është sot, në majat e futbollit, në librat e historisë.

“Nuk kam asnjë dyshim se tashmë jam në histori të futbollit. Ky edhe ka qenë qëllimi im më i madh që kur kam filluar të merrem me futboll, jo vetëm si një lojtar, por si një yll. Gjithmonë kam provuar të jem më i miri. Është një moment krenari, që më motivon të punoj në këtë rrugë, për të arritur edhe më shumë”, ka deklaruar Ronaldo në një intervistë për FIFA-në, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.