CR7 e lë në hije Salahin, Anglia më e fortë se Holanda

Me dy gola në fund të ndeshjes nga Ronaldo, Portugalia ka mposhtur 2:1 Egjiptin, ndërsa Anglia me një gol të Linegard, ka fituar në udhëtim te Holanda.

Sport

23/03/2018 22:49

Ishte Mohamed Salah që formën e mirë te Liverpooli e barti edhe te kombëtarja, duke shënuar një gol të bukur për epërsinë e Egjiptit.

Kur po mendohej se Egjipti po shënonte fitore, ishte Ronaldo që doli në skenë për të barazuar në 1:1, fillimisht, e për të shënuar edhe një gol tjetër, për fitoren 2:1 të kampionëve të Evropës.

Në anën tjetër, Anglia ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Holandës në Amsterdam.

Ishte sulmuesi i Manchester United, Jese Linegard, që shënoi për fitoren e Anglisë./Lajmi.net/