CR7: Do ta mposht Messin për rekordin e LK-së

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i bindur se do të thyejë rekordin e Raulit sa i përket golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve. Ronaldo është i bindur se këtë gjë do ta bëj para Messit.

Sport

23/10/2014 00:44

Rauli ka shënuar plotë 71 gola në Ligën e Kampionëve, Ronaldo ka shënuar 70 ndërsa Lionel Messi 69. Sidoqoftë, portugezi është i bindur se do ta thyejë shumë shpejt këtë rekord.

“Unë nuk jam i brengosur për këtë gjë. E di shumë mirë se do ta thyej këtë rekord. Nëse nuk e kam thyer sot, atëherë do ta bëj në ndeshjet tjera, por do ta thyej. Messi është afër tij gjithashtu”, tha Ronaldo pas takimit ndaj Liverpoolit.

Portugezi pastaj foli për fitoren ndaj Liverpoolit duke thënë: “Është lojë ekipore. Ne kemi nëntë pikë dhe 75% e punës tashmë është kryer sa i përket kualifikimit”.

“Goli im në Anfield ishet një gjë speciale dhe ndihem shumë krenar për këtë gjë. Ishte e shkëlqyer”, përfundoi lojtari më i mirë i botës.