CR7 dhe Messi më 9 dhjetor në Bernabeu, kjo është arsyeja

CONMEBOL javën e kaluar ka vendosur që ndeshja e dytë finale e Copa Libertadores  mes River Plate dhe Boca Juniors do të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ Madrid.

Sport

04/12/2018 17:27

Ndeshja e parë në shtëpinë e Boca Juniors pati përfunduar 2:2, ndërsa ndeshja e kthimit në Monumental të River Plate nuk arriti të zhvillohej shkaku i incidenteve të shkaktuara nga tifozët vendas.

Në një situatë aspak të favorshme, CONMEBOL ka vendosur që ndeshja e kthimit të luhet në Bernabeu, më datën 9 dhjetor.

Ndryshimi i lokacionit të kësaj finale, ka bërë që edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të jenë të pranishëm në tribunat e Bernabeut për këtë ndeshje, shkruan ‘AS’, përcjell ‘lajmi.net’.

Cristiano Ronaldo biletën ka siguruar nga Real Madrid, ndërsa Messi ka kontaktuar direkt Federatën e Futbollit të Spanjës.

Të dy këta, me gjasë do të jenë afër njëri-tjetrit në tribuna, për të bërë edhe më madhështore finalen River Plate – Boca Juniros./Lajmi.net/