Cozman: Ka shumë kohë që nuk funksionojmë si label

Tashmë janë bërë publike përçarjet mes anëtarëve të "BabaStars".

ShowBiz

06/01/2019 13:21

Cozman gjatë ditës së djeshme përmes disa videove ka lënë të nënkuptohet se po largohet nga ky label, shkruan lajmi.net.

Pas tij, kishte reaguar Dekor Sahiti, i cili tregoi se kush prej anëtarëve të “BabaStars” është në menaxhimin e tij, e ku nuk gjendej emri i Cozman.

Gjatë ditës së sotme, Skivi ka njoftuar përmes një statusi në Instagram se emri i tij më nuk është pjesë e bashkë-themeluesve të këtij grupi.

Skivi tha se të hënën pritet të bëhet pezullimi i këtij grupi ose të vazhdojë me emra të rinj, po ashtu bëri të ditur se po themelon label të ri.

Së fundi, ishte sërish Cozman ai i cili ka reaguar duke thënë se reagimi i djeshëm nuk ishte momental, por i akumular tash e sa kohë.

Sipas tij, grupi dhe shoqëria mes anëtarëve të “BabaStars” u dëmtua si pasojë e interesave personale.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të Cozman. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsSqg89Aba6/