Cozman dhe Agon Amiga arrijnë më shumë se 1 milion me ‘E jemja’

Ka një javë prej publikimit të këngë 'E jemja' nga Cozman dhe Agon Amiga.

ShowBiz

01/07/2018 17:52

Djemtë e labielit BabaStars me këtë projekt muzikor kanë arritur të kenë sukses dhe kënga tashmë u klikua më shumë se 1 milion herë në kanalin zyrtar në Youtube, shkruan lajmi.net,

Prapa suksesit të këtij projekti muzikor janë padyshim bashkëpunëtorët dhe publiku që ua vlerëson punën.

Përveç bashkëpunimeve Agoni njihet edhe për projektet muzikore solo të cilat poashtu kanë rezultuar me sukses të madh.

Afër milionëshit ishte kënga e solo ‘Pi du krejt’ e cila u publikua poashtu gjatë këtij viti. Njëri prej bashkëpunëtorëve të kësaj kënge është Armend Telaku (dikur këngëtar) i cili është kujdesur për regjinë dhe skenarin e këngës. Ai jeton në Gjermani dhe po vazhdon të jetë krahu i djathtë i Agonit, kështu duke u kujdesur edhe për fotosesionin e fundit profesional të cilin ai e ka realizuar.

Projekte të reja nga reperi i BabaStars pritet të publikohen edhe në ditët në vazhdim./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player

https://www.instagram.com/p/Bkj4imhgtuq/?hl=en?&taken-by=agon.amiga

https://www.instagram.com/p/Bkp7YsZAczZ/?hl=en?&taken-by=agon.amiga

https://www.instagram.com/p/BkqCISrgDCF/?hl=en?&taken-by=agon.amiga