Coutinho zgjedh numrin e fanellës te Barcelona

Philippe Coutinho ka publikuar fanellën me numrin 7 në Instagram.

Sport

13/01/2018 14:42

Philippe Coutinho gabimisht ka prezantuar numrin e fanellës së tij që do ta mbajë te Barcelona.

Ylli brazilian ka publikuar fanellën me numrin 7 në Instagram duke e larguar atë pak minuta më vonë, përcjell “lajmi.net”.

Gjatë kësaj jave është raportuar se Coutinho pritet ta mbajë numrin 14, por tani pas largimit të Arda Turan kanë nisur raportimet se 25-vjeçari do ta mbajë numrin 7. /Lajmi.net/