Coutinho te Barcelona, vjen reagimi i Kloppit

Jurgen Klopp dhe skuadra e Liverpoolit kanë bërë gjithçka për të mbajtur në skuadër Philippe Coutinhohn.

Sport

06/01/2018 21:06

Braziliani sot është zyrtarizuar te skuadra e Barcelonës, e cila për shërbimet e tij i pagoi Liverpoolit 160 milionë euro.

Duket dëshira e madhe e Coutinhos për t’u transferuar, ka bërë që ai as të mos dëgjojë tentativat e Kloppit për ta mbajtur në skuadër.

“Nuk është fshehtësi që Philippe Coutinho ka dashur që transferimi i tij të ndodhë që prej korrikut, kur Barcelona e shfaqi interesimin e parë për të. Philippe ishte këmbëngulës me mua, drejtuesit dhe madje bashkëlojtarët se kalimi i tij ishte ajo të cilën ai e dëshironte patjetër”, ka deklaruar Klopp.

“Mund t’iu them përkrahësve të Liverpoolit se ne, si klub, kemi bërë gjithçka brenda mundësive tona për ta bindur Philippen se qëndrimi në Liverpool do të ishte po aq atraktiv sa kalimi në Spanjë, por ai është 100 për qind i sigurt se e ardhmja e tij – dhe familjes së tij – i përket Barcelonës”./Lajmi.net/