Coutinho shokon Liverpoolin me kërkesën e tij

Zhvillime interesante rreth të ardhmes së Philippe Coutinhos.

Sport

26/07/2017 23:21

Braziliani ka filluar të pëlqejë një transferim të mundshëm në Barcelonë, skuadër e cila për kartonin e tij ka ofruar deri në 100 milionë euro.

Sipas RAC1, Philippe Coutinho e ka pyetur Jurgen Kloppin, për t’i dhënë leje për t’u transferuar në ‘Camp Nou’.

Edhe pse trajneri gjerman ka hedhur poshtë kërkesën e tij, kjo gjë nuk garanton se braziliani do të qëndrojë në ‘Anfield Road’ edhe pas kësaj vere./Lajmi.net/