Coutinho – Real Madrid, lajm i madh nga Carragher

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka kualitete të nevojshme për të luajtur në Real Madrid, sipas legjendës së “Reds”, Jamie Carragher.Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka kualitete të nevojshme për të luajtur në Real Madrid, sipas legjendës së “Reds”, Jamie Carragher.

Sport

29/10/2016 08:17

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka kualitetet të mjaftueshme për të luajtur për gjigantin e La Ligës, Real Madrid, ka thënë Jamie Carragher.

Legjenda e “Reds” e ka përshkruar brazilianin si futbollist “perfekt me numrin 10”.

Coutinho ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Liverpool, përfshirë këtë sezon nën drejtimin e menaxherit Jurgen Klopp, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, Carragher ka lavdëruar kualitetet e ish mesfushorit të Interit.

“Emri i Coutinhos mund të përmendet afër një ekipi si Real Madrid”, deklaroi ai për “Daily Mail”.

“Ai është bërë yll i Premierligës”, theksoi Carragher.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.