Coutinho nuk është i interesuar të largohet nga Barcelona

Ditëve të fundit kanë lindur disa zëra për një interesim të Manchester United për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Sport

14/01/2019 23:45

Braziliani nuk po aktivizohej rregullisht në formacionin e katalanëve, pasi Dembele po kalonte formë të shkëlqyer.

Mendohej se lojtari nuk ishte i lumtur në skuadër, dhe aty lindi interesimi i Untied për ish lojtarin e Liverpool.

Por, në ndeshjen e fundit që “blaugranët” e fituan me rezultat 3:0 ndaj Eibar, Coutinho luajti nga minuta e parë.

“Mundo Deportivo” shkruan se ai nuk është duke konsideruar largimin nga Barcelona, edhe pse United po interesohen për të, transmeton lajmi.net.

Coutinho dhe gruaja e tij janë akomoduar mirë në qytetin e Barcelonës dhe nuk janë të gatshëm të largohen.

Sigurisht se lojtari do të rikthehet në formën e tij më të lartë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e formacionit bazë. /Lajmi.net/