Coutinho në Barcelonë? Liverpooli me vendim të ri (FOTO)

Çështja e Philippe Coutinhos mund të rikthehet në afatin e kalimtar të janarit.

Sport

25/09/2017 16:34

Braziliani gjatë gjithë verës së fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, ku kërkohej intensivisht nga Barcelona, për të zëvendësuar të larguarin Neymar.

Edhe vetë dëshira e 25 vjeçarit ka qenë të transferohet në Barcelona, ishte ishin drejtuesit e Liverpoolit që ndaluan një gjë të tillë.

Por duket se tani Liverpool ka ndryshuar qëndrim, duke qenë të gatshëm të shesin Coutinhon.

Kështu sot ka raportuar gazeta spanjolle ‘Sport.es’, që cek se Liverpool janë të gatshëm të nisin negociatat me Barcelonën në afatin kalimtar të janarit, për Philippe Coutinhon.

Liverpool nuk pritet të pranojë ofertë më të vogël se 100 milionë për yllin e tyre./Lajmi.net/

Coutinho në Barcelonë? Liverpooli me vendim të ri (FOTO)