Coutinho ka një lajm fantastik për Barcelonën

Philippe Coutinho mund të konsiderohet si evropian duke u pajisur me pasaportë portugeze nga gruaja e tij.

Sport

13/02/2018 13:03

Philippe Coutinho mund të bëhet shtetas evropian te Barcelona me ndihmën e gruas së tij.

Përforcimi më i shtrenjtë në histori të ekipit katalan mund të konsiderohet si evropian duke u pajisur me pasaportë portugeze nga gruaja e tij, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Nëse Coutinho merr shtetësinë evropiane, Barcelona mund të transferojë një tjetër futbollist jo evropian, gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/