Coutinho – Barcelona, lajmi i fundit nga “Mundo Deportivo”

"Mundo Deportivo" raporton se ylli i Liverpoolit vazhdon të jetë objektiv i skuadrës nga Camp Nou.

Sport

07/12/2017 09:06

Philippe Coutinho do të ketë një shans të ri, por ndoshta të fundit për transferim te Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se ylli i Liverpoolit vazhdon të jetë objektiv i skuadrës nga Camp Nou.

Por, Barcelona do të bëjë përpjekje të reja e me gjasë edhe të fundit për blerjen e tij gjatë afatit kalimtra të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Coutinho në ndërkohë nuk e ka fshehur dëshirën për t’ju bashkuar Barcelonës duke paraqitur kërkesë për largim nga Liverpool gjatë verës së vitit 2017. /Lajmi.net/