Courtois zgjedh tre portierët më të mirë në botë

Thibaut Courtois ka zgjedhur tre portierët më të mirë në botë.

Sport

28/11/2018 16:15

Portieri i Real Madrid, që në ndeshjet e fundit ka fituar vendin e startuesit te Los Blancos, ka thënë emrat e tre portierëve më të mirë në botë.

Sipas reprezentuesit belg, Ter Stegen Alisson dhe Jan Oblak, janë portierët më të mirë në botë sot.

“Ter Stegen, Alisson dhe Oblak”, u përgjigj Courtois në pyetjen për portierët më të mirë në botë, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata të gjithë janë portierë të mirë, por nuk mund të them se kush është më i miri”.

Courtois ishte në portë edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid mundi 2:0 në udhëtim Romën./Lajmi.net/