Courtois zbulon nëse do të transferohet në Real Madrid

Thibaut Courtois kërkohet nga Real Madrid por nuk duket i interesuar të largohet nga Chelsea.

Sport

17/03/2018 10:33

Thibaut Courtois nuk planifikon të largohet nga Chelsea.

Portieri belg kërkohet nga Real Madrid por nuk duket i interesuar të largohet nga Stamford Bridge.

“Jam i përkushtuar te Chelsea”, tha ai për “Evening Standard”.

“Kam kontratë deri vitin e ardhshëm dhe do të jem këtu. Do të bëj më të mirën për këtë”, theksoi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Ende nuk kam rinovuar kontratën, por mendoj se nuk është koha e duhur për ta bërë këtë, duhet të presim deri në fund të sezonit. Gjithçka që mund të them është se jam i përkushtuar te Chelsea edhe për sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.