Courtois tregon pse Real Madrid humbi ndeshjen ndaj Gironas

Real Madrid ka pësuar një humbje befasuese nga skuadra e Gironas.

Sport

17/02/2019 15:45

Mbretërit janë mposhtur me rezultatin 1:2 para tifozëve të tyre, duke u përmbysur nga Girona.

Poriteri i kampionëve të botës beson se skuadra e tij humbi kontrollin, gjë që solli humbjen e hidhur.

“Mendoj se në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, diktuam ritmin” ka thënë Courtois pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Në pjesën e dytë ata gjetën disa hapësira dhe krijuan raste të rrezikshme. Nuk e di nëse ishte penallti nuk e kam parë. Ata barazuan dhe ne nuk ditëm të kontrollojmë ndeshjen” ka thënë tutje belgu.

Real Madrid tashmë mbetet me nëntë pikë mbrapa Barcelonës, e cila është lidere në tabelë. /Lajmi.net/